Klubi i
Flamurtarit ka reaguar për sa i përket caktimit të
Blerim Zirit si arbitër kryesor në takimin e nesërm me Kukësin. Vlonjatët akuzojnë se
Ziri është i afërm i drejtorit të menaxhimit te Kukësi, Ramadan Ndreu.
Reagimi i klubit:
“Klubi i
Flamurtarit, pas kartonëve te panumërt të marrë ndeshjen e kaluar dhe pas pezullimit të Bathës prej pamjeve filmike, kur moviola ndërhyri në mënyre absurde për të ndryshuar vendimin e gjyqtarit, gjejmë rastin të ankoheni publikisht për zgjedhjen e gjyqtarit
Blerim Ziri, për ndeshjen kundër
Kukësit, të premten në Kamëz.
“Ndeshja më e rendësishme e kësaj jave nuk mund të gjykohet nga një gjyqtar që ka drejtuar vetem një ndeshje sivjet në Superligë (jo rastësisht) Kukësi-Kamza. Vjet ai u pezullua për skandale të tilla. Vec lidhjeve farefisnore me drejtorin e
Kukësit, Ramadan Ndreu, personi ne fjalë nuk ka shkelur më shumë se dy herë ne vitin e fundit në fushën e lojës. Pa asnjë lloj paragjykimi, vetëm bazuar në fakte, kërkojmë që kjo luftë e hapur ndaj
Flamurtarit të mbyllet. Mes shumë gjyqtarëve, ne pranojmë cilindo me përjashtim te nipit të Ndreut..”
Shtuar më 01/11/2018,
ora 23:10