Napoli humbi 1-3 përballë Milanit në "San Paolo" të dielën në mbrëmje,
ndërsa trajneri Gennaro
Gattuso u shfaq mjaft i zhgënjyer me paraqitjen e të tijve, duke theksuar se "bëmë rolin e profesorit në fushë dhe dolën në pah mangësitë tona".
Furia e trajnerit italian nuk u përmbajt as në dhomat e zhveshjes, ku pas ndeshjes mbajti një fjalim disa minutësh para futbollistëve të tij, shpesh duke ngritur edhe zërin,
ndërsa mediat italiane zbulojnë se përmendi edhe
dorëheqjen.
"
Nëse do të vazhdojmë të sillemi kështu dhe të tolerojmë humbje të tilla, me kaq shumë gabime nga ana jonë, atëherë është e kotë të vazhdojmë.
Nëse nuk ndryshoni, unë jam gati të jap
dorëheqjen", mësohet se ka thënë ndër të tjera
Gattuso.
Megjithatë deklarata e trajnerit të Napolit duket se ka qenë thjesht një mënyrë për të nxitur reagimin e të tijve, pasi pankina e Gattusos nuk është aspak në rrezik dhe shumë shpejt tekniku pritet të nënshkruajë edhe kontratën e re.
Ndërkohë ditën e djeshme skuadra kreu seancën stërvitore në një atmosferë shumë të qetë dhe pa ngritje zëri,
ndërsa trajneri po provon të injektojë grintë e besim te futbollistët e tij, para dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme ndaj Rijekës dhe Romës.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 09:23