"Shpërthen" gazetari: Dervishi është “Babalja” i Partizanit
Gazetari i njohur, Adriatik Dosti, nëpërmjet një komenti në faqen e tij në Facebook, kritikon ashpër ish-drejtorin e Partizanit, Dritan Dervishi, i cili dy ditë më parë, kërkonte një dënim ekzemplar të Skënderbeut, për ngjarjet e dhunës që ndodhën që javën e parë në stadiumin e qytetit të Korçës, mes tifozëve të Skënderbeut dhe Partizanit. Më poshtë, komenti i plotë i gazetarit Dosti.


Kur Banditet kerkojne…. Drejtesi…

E shihni kete Tipin ne fotot e meposhteme ?
…E pra ky quhet Dritan Dervishi dhe pas Deklarates se Erion Braces per me shume dhune ne stadiumet shqiptare, pas prononcimit publik te tifo-grupit Guerrilas qe e genjen mendja se mbrojtja me e mire eshte sulmi…tek perpiqet te fajesoje korcaret e te dale pa lagur vete nga ajo lloj violence rralle e pare ne stadiumet tona e me ata vete protagoniste …duket se Olsi i vellai i Edit kryeminister per te mbrojtur ate c’ka ndodhi ne realitet ne Korce…vendosi te nxjerre nga menga Asin e tij..ose thene popullorce ”Babalen” e Partizanit

Dhe e nxorri…dhe ai nuk e zhgenjeu tek tha publikisht se Skenderbeu meriton nje denim ekzemplar..

Hahaha …eshte nje Autogol klasik i drejtuesve te Partizanit sepse eshte njesoj sikur Hajduti te bertase e te ulerase per te shpetuar veten…kapeni hajdutin..

Per c’ka shkruaj o Dritan dhe te tjere qe qendrojne pas teje… e per c’ka ndodhi ne Korce gjate ndeshjes Skenderbeu – Partizani …e pashe Drejtepersedrejti me syte e mij ne transmetimin Live te Supersportit shqiptar…ndaj no coment e as qe kam nevoje ..per syte, gojet, veshet, mendjen e gjykimin e askujt tjeter pasi me del e me mjafton gjykimi e llogjika ime ne thenien e ne mbrojtjen e se vertetes publikisht dhe lakuriq..ok…



Te pakten qe nga 1978 kur une nisa te shkruaj ne organet e shtypit shqiptar ..e deri me sot qe ende vazhdoj te jem aktiv..pra prej gati 40 vjetesh as e kisha degjuar kurre kete emer e per te qene i ndershem krejt me ju si fytyre e mbaj mend diku ne fundvitet 90..tek e shihja te rrinte mes tifozeve te Tiranes shume syresh prej te cileve , djem te mrekullueshem i kam patur e vazhdoj ti kem miq te mire …edhe pse kjo lloj fytyre kurre nuk me pelqente e vazhdon te mos me ngjise kerkund edhe sot e kesaj dite…

39760739_2106914366229199_2664886143262130176_n

Mbeta i befasuar nje dite tek e pashe dhe lexoova se ky person na ishte emeruar Drejtor Teknik tek Partizani

C’ne ky ..qe hiqej si tifoz i cmendur i Tiranes perfundoi tek Partizani … e u be fanatik i te kuqve…ishte e para pyetje qe me erdhi nder mend…

Nisa te pyes veten c’ne ky..ku studioi, per cfare u dipllomua, c’kurse ndoqi , c’gjuhe flet, c’kulture sportive ka etj etj…

Se me thene te drejten nuk di asesi qe ky person ti kete rene topit te futbollit ashtu kot qofte edhe njehere ne sene thjesht sa per qejf …plus qe aq pak sa e mbaj mend kujtoj se ishte krejtesisht injorant , vulgar e goje piset dhe shume i pa kulturuar e pa edukate…thjesht tifoz i rendomte nga ata te grades se fundit qe nuk ka qejf ti kete prane askushi…

Ky Dritani 2 vjet me pare u be prototipi kryesor e nxitesi nr. 1 i sherrit e dhunes qe shpertheu ne st.S.Stermasi ne Derbin …Partizani – Tirana [2-2]….dhe per kete”trimeri te tijen”.. sic e shihni edhe ne keto foto mori shperblimin qe meritonte…

Edhe atehere , pra 2 vjet me pare bertiste e uleriste para mikrofoneve se…fajtoret e dhunuesit e tij e te Partizanit “te tij” duhet te marrin denim ekzemplar…Tirana duhet te denohet rende e te behet shembull per te tjeret etj etj …por pasi u verifikua gjithcka me detaje na doli se ishte pikerisht ai vete qe duhej denuar i pari,…madje rende pasi prej Pankine u fut ne fushe dhe nisi te grushtoje lojtare , ruajtes te rendit, tifoze e gjithkend qe i dilte perpara derisa ra ne nje Hundlesh dhe e pesoi sic duhet ta pesonte…

Pa c’pa Partizani per te mos u diskretituar edhe me keq…i vuri Drune dhe e perzuri nga stafi e organika e tij..

…Dhe si Muti pas kepuces sic di te ngjitet ky Dritani…ja tek na u pa ne krye te te njejtit post..Drejtor teknik tek Kukesi i Gjicit…

Se si e pse dhe per c’merita …nje zot e di…por…
Safeti ka perzene burra 100 here me te mire se Dritani e qe kane kontribuar vertet tek Kukesi i tij e jo mos fluturonte brenda pak muajsh edhe kete Dervishin pa mjeker…qe kerkonte te shtinte Fall por e genjente vazhdimisht Filxhani..

Dhe kulmi i pa fytyresise se tij qendron ne faktin se pas ketyre dy perzenieve te drejta e njekohesisht te turpeshme te tij ky i pa cipe c ‘nuk beri qe te vinte ne stafin drejtues te Tiranes….te asaj Tirane qe kish kerkuar me aq “force e kembengulje”….qe ta denonte rende e ta bente shembull…..

Dhe hop…Dritani …nje dite te bukur cuditerisht na shfaqet ne Hellas Verona te Italise…here si Scout..e here si Menaxher ..here si Drejtor teknik e here si specialist futbolli.. a financues e sponsor [??? ] njesoj si ai fare tipi tjeter i djeshem i quajtur Drini Caushi nese ju kujtohet qe postonte fotografi me Duken e De Biazin..e hiqej si Menaxher i FIFA e i UEFA… .. per lojtaret shqiptare ne Greqi…e nga ana tjeter ju kerkonte lojtareve te Partizanit e te ndonje ekipi tjeter shqiptar.. te linin a te shisnin ndeshjet…

Pra per te mos ju lodhur koken shume ky Tipi..qe meriton te quhet me plot gojen Mashtrues, injorant, debil, dhunues futbolli e qe ne fakt nuk e lidh kerkund asgje me futbollin shqiptar sepse nuk ka asnje lloj kontributi pa lere merite ne te.. asnje lloj dipllomimi a licensimi zyrtar .. sepse kurre nuk ka qene as lojtar, as trajner, as specialist, as kuadro e makar qofte edhe as gazetar a komentator e opinionist..etj etj… sot po na rishfaqet serisht e po publikisht,…sigurisht me urdher e me porosi te dikujt…e natyrisht edhe i paguar per mercenarizmin e tij te ndyre e pervers…dhe po na kerkon publikisht denimin ekzemplar te Skenderbeut…

Une nuk jam e as kam qene e as kam per te qene ndonjehere Avokati mbrojtes i Skenderbeut…por ama Avokati mbrojtes i historise se futbollit te vendit tim jam e do te jem derisa te jem gjalle e te me punojne zemra, dora , mendja… e llogjika… dhe ne kete histori futbolli Korca e Skenderbeu kane absolutisht kontributet e meritat e tyre jo te vogla e qe duhen respektuar prej gjithkujt..

Ndaj do ti lutesha publikisht organeve perkatese prane FSHF e vecanerisht Komisionit te Etikes e Disiplines .. por pse jo edhe Policise se Shtetit e te Prokurorise qe tipave te tille si ky Dervishi.. qe kerkojne te perligjin e ligjerojne dhunen neper stadiumet tona..te hedhin gurin e te fshehin doren..te mbrojne agresoret e vertete e te fshehin ata qe ne te vertete qendrojne pas tyre Olsat e Bracet me compani.. tu tregojne vendin nje ore e me pare..dhe kjo per te mire te futbollit shqiptar e per ti thene Ndal njehere e mire dhunes e violences neper terrenet tona te futbollit... A.R.DOSTI
Shtuar më 22/08/2018, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori