Shpërthen gazetari i njohur: Duke zgjedhur Pirlon trajner, Agnelli bëri një ndyrësi
Humbja ndaj Barcelonës i shtoi kritikat ndaj Pirlos në stolin e Juventusit.

Opinioni i gazetarit Giancarlo Padovan, i cili foli në “Radio Radio”, nuk kurseu as klubin bardhezi.

Përveç trajnerit të ri, është edhe presidenti Andrea Agnelli, sipas Padovan, “një ndyrësirë”:

“Juventusi aktual, me Pirlon në komandë, do të luftojë për të përfunduar i katërti ose i pesti. Nëse shkon keq, ai kthehet në pozitat e Del Nerit, i shtati, dhe menaxhmenti do të detyrohet ta ndryshojë në fund të sezonit. Nëse Pirlo është, siç besoj, një zgjedhje e Andrea Agnelli, ai nuk bëri një lojë bixhozi, por një ndyrësi. Së pari, sepse pushoi dikë pa i dhënë kohë. Së dyti, sepse mori dikë që nuk është trajner”.

Padovan më pas rriti dozën e kritikave, duke e krahasuar Pirlon me veten e tij, që ka bërë trajnerin e femrave për një periudhë të shkurtër në Serie A: “Pirlo thotë: Ne kemi shumë të rinj dhe duhet të ndërtojmë ekipin. Ai injoron faktin që i vetmi i ri, i cili ka më pak stola se unë në Serie A (unë me femrat) është vetë. Për çfarë po flet? Në vend që të përballet me autokritikë, duke thënë se ai është problemi, ua vë përgjegjësinë lojtarëve”.

Së fundi, gazetari i njohur nënvizon të gjitha gabimet e Juventusit, edhe në tregun e transferimeve: “Nuk ishte e vështirë të parashikoje që Pirlo do të kishte kështu problemesh. Sigurisht, ai ka nevojë për kohë, por Juventusi nuk do t’ia japë gjithë sezonin për të eksperiementuar. Është e qartë se klubi duhet ta mbështesë atë. Megjithatë, më duket se për momentin as Pirlo dhe as klubi nuk janë në rrugën e duhur. Së pari, klubi nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë, sepse ka bërë një merkato të çuditshme. Ata kishin nevojë për anësor, por morën një qendërsulmues. Duheshin edhe disa mbrojtës, por nuk i morën. Duhej një mesfushor-qendror, sepse Pirlo, duke injoruar që Arthur dhe Bentancur janë, thotë se do të kishte nevojë për një regjisor”.

Shtuar më 30/10/2020, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori