Shpërthen gjeneratori, panik para Spanjë-Bjellorusi
Një avari e rëndë elektrike në stadiumin "Iberostar" të Palma de Mallorcas për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Një nga tri gjeneratorët e stadiumit shpërtheu si rezultat i një qarku të shkurtër elektrik pasditen e së enjtes, duke lënë 3 persona të plagosur. Dy prej punonjësve të stadiumit, ku do të luhet ndeshja mes Spanjës dhe Bjellorusisë, kanë pësuar djegie të rënda dhe u dërguan menjëherë në spital, ndërsa personi i tretë mori plagë më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti vuri seriozisht në rrezik zhvillimin e ndeshjes, pasi impianti ka mbetur pa energji elektrike. Federata shqyrtoi mundësinë e ndërrimit të stadiumit, por elektricistët po punojnë për rikthimin e situatës në normalitet brenda orës 22:00 të ditës së sotme, edhe pse nuk kanë dhënë asnjë garanci.

Stadiumi i Valencias "Mestall" dhe ai i Barcelonës "Camp Nou" ishin dy alternativat që u hodhën për shqyrtim, por federata vendosi se nuk kishte kohë për transferimin e infrastrukturës brenda 24 orëve.


"Ndeshja nuk paraqet asnjë rrezik. I vetmi shqetësim është plagosja e punonjësve të stadiumit. Ne u urojmë shërim sa më të shpejtë", deklaroi zëdhënësi i federatës, Jorge Karretero. Ai tha se defekti pritet të jetë riparuar brenda orës 19:00 të ditës së sotme.

Ndërkohë që policia e klasifikoi ngjarjen si aksidentale, duke mbyllur çdo pistë të mundshme hetimi për një komplot të mundshëm. FIFA dhe miratimin e saj, ashtu siç bëri edhe pala bjelloruse.

Ndeshja nuk u shty, edhe për shkak se të martën, kampionët e botës do të luajnë sërish në Albacete kundër Gjeorgjisë.

Skuadrat u stërvitën në stadium, por me ndriçim të pjesshëm. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2013, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori