Shpërthen Kluivert: Donin të më shisnin tek Tottenham
Pëlqej
Hollandezi, Kulivert ka refuzuar rinovimin e kontratës me Ajaxin, madje ai kërkon të largohet sa më parë.

19 vjeçari i talentuar është shumë i zemëruar me skuadrën e Ajax pasi i akuzon ata se donin ta shisnin tek Tottenham edhe pse ai dëshironte të vazhdonte me Ajax.


“Nuk do të rinovojë me Ajaxin për shkak të moralit dhe mungesës së besimit”, tha Kluivert.

“Ajaxi dëshironte të vazhdojë kontratën për të kërkuar më shumë... Çfarë duan? Kisha në plan të qëndroja, por së fundmi shumë gjëra kanë ndodhur” vijoi ai.

Tottenham! Dëgjova në minutën e fundit, nuk më tregoi askush nga Ajaxi, njerëzit e klubit madje po qeshnin, e shihni se si funksionon në botën e futbollit. Duket si lojë, por ja çfarë të bëjnë" përfundoi ai i irrituar. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori