Shpërthen koronavirusi në Lisbonë, UEFA e shqetësuar për Championsin
UEFA mbetet në monitorim të vendimit të qeverisë portugeze për të dekretuar izolimin në 19 nga 24 distriktet e qytetit të Lisbonës, vend i zgjedhur nga organi më i lartë i futbollin evropian për të luajtur pjesën e mbetur të Championsit në muajin e gusht.

Një artikull për rritjen e të infektuarve me COVID-19 në kryeqendrën e Portugalisë ka ngjallur shqetësim logjik, pasi vendi luzitan u përzgjodh për organizimin e “Final Eight” pikërisht për rastet e pakta me koronavirus.

Portugezët, në fakt, kanë filluar të marrin masa kufizuese për të frenuar pasojat e këtij shpërthimi të ditëve të fundit.Është një realitet i ndryshëm nga ai që patën kur UEFA vendosi që do të ishte Lisbona qyteti që do të priste fazën e fundit të Championsitgusht.

Portugalia ka dekretuar izolimin e 19 nga 24 zonat e metropolit, ku janë konstatuar 77% të 311 rasteve të regjistruara në ditën e fundit.

Përkundër kësaj, autoritetet kryesore të Portugalisë mohuan sot se ekziston “mungesa kontrolli” mbi shpërthimet e koronavirusit të zbuluar në rajonin e Lisbonës.
Shtuar më 25/06/2020, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori