Shpërthen Lippi, hyn në fushë dhe sulmon arbitrin (VIDEO)
Pëlqej
Marcello Lippi ka hyrë në fushë dhe ka sharë arbitrin gjatë ndeshjes së Asia Champions League të zhvilluar në Parramatta të Australisë mes vendasve të Western Sydney Wanderers dhe kinezëve të drejtuar prej tij, Guangzhou Evergrande.

Ish tekniku kampion bote me Italinë në "Gjermani 2006" ka humbur kontrollin për shkak të simuleve të shpeshta të futbollistëve kundërshtarë dhe kartonit të kuq që mori një prej të tijëve.

Western Sydney Wanderers e fituan takimin me rezultatin 1-0. /albeu.com/


Shtuar më 21/08/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori