Shpërthen Mats Hummels pas humbjes nga Meksika
Pëlqej
Atmosfera te Gjermania është ndoshta më e keqja prej kushedi se sa vitesh pas humbjes kundër Meksikës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Por duket që gjendja brenda grupit është larg ideales. i pari që u hodh në sulm ishte Mats Hummels, i cili kritikoi ashpër shokët e skuadrës.

“Alarmi u ngri që në ndeshjen kundër Arabisë Saudite. Ndërsa sot kundër një kundërshtari shumë më të fortë e pësuam. Kemi probleme brenda vetes së fundmi, nuk po mbrojmë dot në grup. Shpesh, unë dhe Jerome mbesim vetëm në mbrojtje. Nuk mund të hidhesh në sulm me aq shumë forca dhe të lësh mbrojtjen zbuluar”, tha mbrojtësi i Bayern.

“Tani duhet të fitojmë patjetër dy ndeshjet e ardhshme ose do të kthehemi në shtëpi. Nuk e kuptoj pse luajtëm në këtë mënyrë sot”, deklaroi Hummels. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori