"Shpërthen" McGregor: Virusi i qelbur më mori tezen
Të gjithë janë mësuar të shohin grintën dhe triumfet e Conor Mc Gregor në ring, por kampioni i UFC-së duket se ka humbur këto ditë papritur një betejë shumë të rëndësishme.

Irlandezi 31-vjeçar ka postuar në Instagram një mesazh të dëshpëruar për vdekjen e tezes së tij. Edhe pse ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e vdekjes së zonjës Anne Moore, kampioni e ka shprehur qartë diagnozën e tij. "Ky virus i qelbur ma mori. O Zot çfarë dreqin po ndodh".

Luftëtari i arteve mikse ka mësuar lajmin e hidhur pak para një transmetimi live, dhe nga mërzia nuk mundi të merrte pjesë. “Mora familjen time dhe ika në ishullin Bull. Mbetëm aty duke parë detin. Mora një frymë të thellë. Zot faleminderit. Bëhuni të fortë njerëz, ne jemi e vetmja gjë që kemi”, u shpreh McGregor.

Por në një postim të mëvonshëm, Mc Gregor sqaroi se analizat e kishin përjashtuar mundësinë e infektimit nga koronavirus për tezen e tij.

Në Irlandë deri më tani janë regjistruar 119 raste, me shkollat dhe universitete që janë mbyllur.
Shtuar më 15/03/2020, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori