Shpërthen Platini: Infantino të japë dorëheqjen
Mishel Platini kërkon dorëheqjen e presidentit aktual të FIFA-s, Xhani Infantino, që sipas tij ka ardhur në pushtet me anë të manovrave dinake.

Teksa flet për “L’Illustre”, ish-presidenti i UEFA-s ngre dyshime për një marrëveshje të fshehtë midis FIFA-s dhe prokurorit të përgjithshëm zvicerian, Majkëll Luber.


“Fakti që kam qenë viktimë e një komploti është shumë i dukshëm për mua. Në vitin 2016, presidenca e FIFA-s më takonte mua dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Mesa duket, Infantino planifikoi në vitin 2015 me dinakëri përjashtimin tim nga gara. Për mendimin tim duhet të japë dorëheqjen,” deklaroi Platini.
Shtuar më 13/05/2020, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori