Shpërthen presidenti i Steaua: Jemi dobët sepse lojtarët kryejnë shpesh marrëdhënie seksuale
Ish-kampionia e Europës në vitin 1986, Steaua e Bukureshtit, nuk po fiton në kampionatin rumun që prej tri ndeshjes dhe kjo sipas presidentit Gigi Becali ka ardhur për shkak se lojtarët po bëjnë shumë seks.

Steaua e mbylli sezonin e rregullt me tetë pikë prapa vendit të parë në Liga 1 dhe së fundmi u mund 2-1 nga rivali i qytetit, Dinamo Bukuresht.

Përveç këtij rezultati, Steaua nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se nga një barazim ndaj Academica Clinceni dhe Chindia Targoviste, dy skuadra që po luftojnë për t’i mbijetuar rënies nga liga.

Lojtarët e mi po bëjnë dashuri me të dashurat e veta shumë shpesh, prandaj edhe nuk po luajnë mirë futboll së fundmi”, tha Becali pas ndeshjes me Chindia.

CFR Cluj, i udhëhequr nga ish-lojtari i Chelsea, Dan Perescu, e zuri vendin e parë në sezonin e rregullt duke shkuar në play-off si skuadra më e mirë në ligë.

“Shikojeni Dan Petrescun. Lojtarët e CFR Cluj bëjnë seks vetëm një herë në javë. Ata takohen me gra vetëm një herë në javë”, shtoi presidenti i Steuas.
Shtuar më 25/02/2020, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori