Shpërthen Sergio Ramos: Të hapen kamerat, Messi i bëri presion arbitrit
Lajmin se Mesi shpërtheu kundër arbitrit Hernandez në tunelin e stadiumit “Camp Nou” dhe këtë e konfirmoi kapiteni i Realit, Sergio Ramos.

Pas ndeshjes, ai tha se sulmuesi i Barcelonës u tregua i padrejtë dhe përfitoi nga fakti që aty nuk e shohin të gjithë.

“Nuk e di nëse Messi e ka bërë edhe herë të tjera diçka të tillë, por ai i bëri presion në mënyrë të hapur”, tha Ramos.

“Nuk e di nëse ka kamera, por nëse po duhet të tregohen. Nuk e di nëse e bëri diçka të tillë vetëm që ai të mos ishte i qetë në vendimet që do të merrte në pjesën e dytë dhe për të mos fërshëllyer kundër Barcelonës. Por kjo nuk është e drejtë. Lojtarët e Realit gjithashtu mbetën të pakënaqur nga arbitri, por nuk shkuan të protestonin apo t’i bënin presion. Është mirë që gjërat që ndodhin në fushën e lojës t’i lëmë aty sepse aty luhet futbolli dhe aty duhet të përfundojnë polemikat”, përfundoi kapiteni i Realit. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2018, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori