"Shpërthen" Valdet Rama, Hat-trick në kampionatin gjerman
2 ndeshje 3 gola. Ish-futbollisti i Kukësit, Valdet Rama është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Ligën e tretë gjermane me skuadrën e Mepen.

Pas debutimit me gol ndaj CZ Jenës, 31-vjeçari realizoi dopietë në sfidën e sotme ndaj Kaiserslauternit. Rama hapi serinë e golave në minutën e 3-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë barazuan shifrat në minutën e 11-të, ndërkohë që Mepen realizoi edhe 2 gola të tjerë duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 3-1.

Ndërkohë në pjesën e dytë shqiptari nuk u mjaftua me një gol, teksa realizoi të dytin personal në minutën e 66-të. Mepeni e mbylli sfidën me triumfin e thellë 6-1.
Shtuar më 14/09/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori