Shpërthen Wanda Nara: Kush flet për mua duhet të ketë b**e (FOTO LAJM)

Vanda Nara, agjentia e kapitenit të Interit, prej disa kohësh është në qendër të mediave italiane dhe jo vetëm, për ngërçin që Interi dhe Ikardi kanë për rinovimin e kontratës.

Por se fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” me një mesazh të koduar.

"Më pëlqejnë personat që flasin tri gjuhë: ata që të flasin përballë, në mënyrë direkte dhe me b..e", shkruante ai postim.

Ky mesazh nuk dihet se kujt i drejtohet, pasi Vanda mund të themi që ka shumë kritikues. Të parët janë tifozët e Interit, më pas Interi.

Nuk duhet të harrojmë këtu motrën e Ikardit që është e qartë që nuk e do kunatën e saj. Gjithashtu dhe intervistat e Maksi Lopezit e kanë agravuar disi situatën mes tyre.
Shtuar më 18/01/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori