Shpërthimi i Mazzarrit: Skuadër pa b...
Pëlqej
"Skuadër pa bo..". Fraza e thënë nga Walter Mazzarri gjatë ndeshjes mediokre që zhvilloi Interi përballë Cagliarit do të hapë shumë polemika. Trajnerin toskan e kanë "tradhtuar" kamerat që kanë qenë vendosur në "San Siro" pasi kanë regjistruar një moment kur tekniku shfrynte me ata që kishte pranë në stol.

Por një ditë më vonë, dje, Mazzarri ka anashkaluar gjithçka duke thënë gjatë një interviste për "ITV Italia" se: "Sot (dje) kam biseduar me lojtarët dhe ata e dinë fare mirë se çfarë mendoj dhe them se ranë dakord për gjithçka që u thashë gjatë analizës së ndeshjes. Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të përgatisim më së miri takimin e radhës ku duhet që të marrim një fitore bindëse".

Mes të tjerash, toskani komentoi edhe vërshëllimat e publikut milanez në fund të takimit ku Interi humbi 4-1.

"Është normale që të ndodhin të tilla gjëra kur humbim një ndeshje në atë mënyrë", tha Walter Mazzarri.

Në fund të fjalës së tij, numri një i pankinës zikaltër iu përgjigj edhe deklaratave të presidentit të Cagliarit: "Ai duhet që të shikojë çfarë ndodh poshtë çatisë së vet". /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori