Shpëtim Duro jep dorëheqjen nga FC Drita
Trajner Shpëtim Duro, ka dhënë dorëheqje nga klubi i futbollit FC Drita.

Klubi gjilanas ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut se të dy palët kanë rënë dakord që të ndërpritet bashkëpunimi.

“Pas eliminimit nga kupa e Kosovës dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, Shpëtim Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër”, thuhet në njoftimin e klubit.

“FC Drita falënderon profesorin Duro për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese”. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori