Shpëtim Hala i bashkohet Dukës dhe Finos për postin e presidentit të FSHF-së
Pëlqej
Në ditën e fundit të dorëzimit të dokumentacioneve dhe kandidimeve, më 18 janar, skuadra e Delvinës ka propozuar surprizën, kandidatin e tretë për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili do të vendoset pas zgjedhjeve të 7 shkurtit

Ish-arbitri Shpëtim Hala do të jetë kundërshtar i Armand Dukës dhe Bashkim Finos në këtë garë për postin e presidenti të FSHF-s.

Hala ka qenë gjyqtar në kategoritë inferiore në Itali për rreth 6 vite, më pas hoqi dorë nga ky profesioni për shkak të racizmit dhe dhunës verbale.

Pas kësaj, ai vendosi të kthehet në Shqipëri, ku pasi tentoi të jetë vëzhgues pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nuk u pranua, dhe përfundoi në profesionin e gazetarit.

Asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahet më 7 shkurt në “Hotel Adriatik” në Durrës, duke filluar punimet e saj që në orën 9 të mëngjesit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori