Shpëton Gattuso, do të jetë në Derbi
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka shpëtuar një pezullimi nga komisioni disiplinor në futbollin italian.

Ky është një lajm të mirë për Rossonerët në prag të derbit, pasi komisioni disiplinor pranë ligës italiane të futbollit, vendosi të mos e suspendojë trajnerin për sfidën kundër Interit.

Strategu italian u përjashtua nga gjyqtari në ndeshjen e të premtes së kaluar ndaj Chievos, pasi u përfshi në një debat me Ricardo Meggiorinin, por ka shpëtuar mirë duke u ndëshkuar vetëm me një gjobë prej 15.000 eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori