Shpëton paq Mesut Ozil
Nuk kanë të përfunduar problemet për Mesut Ozil. Blerja me e shtrenjtë në historinë e Arsenalit, pasi u vu në qendër të kritikave për shkak të 11-metërshit të humbur në sfidën e parë të 1/8 të Champions ndaj Bayern Munchen, është përfshirë në një aksident automobilistik ku u rrezikua jeta e një fotografi.

Të premten e shkuar, policia e Londrës mori njoftimin se një automjet kishte goditur një burrë rreth të 30-tave, që ushtronte profesionin e fotografit, ndërsa pas verifikimeve të rastit doli se drejtuesi i automjetit ishte ish-futbollisti i Real Madrid. Fatmirësisht personi i lënduar kishte marrë plagë të lehta, ndaj 25-vjeçari shmangu problemet serioze me drejtësinë.

Gjendja psikologjike e Ozil ka shqetësuar trajnerin e "Topçinjve", Arsene Wenger, i cili i ka dhënë dy ditë pushim turko-gjermanit për ta kaluar këtë situatë të vështirë. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori