Shprehet lojtari: E prita Barcelonën deri kur kuptova se kishte nënshkruar me Semedon
Pëlqej
Nelson Semedo është zgjedhur për të mbushur krahun e djathtë të Barcelonës, por një nga kandidatët e tjerë për këtë punë ishte Djibril Sidibe i Monakos, i cili priti një ofertë që nuk erdhi.

24-vjeçari rinovoi me Monacon të enjten, por ai e bëri këtë vetëm pasi u bë e qartë se klubi katalanas po shkonte pas Semedo. Edhe pse një ofertë nga kampionët e Ligue 1 tashmë ishte vënë në tavolinë, ai e vonoi nënshkrimin deri sa u bë plotësisht e qartë se Barcelona nuk do të bënte një lëvizje për ta sjellë atë në Camp Nou, përcjell Albeu.com.

Në atë moment, lojtar i cili mbërriti nga Lille një vit më parë pastaj u kthye në tryezën e negociatave dhe rinovoi me Stade Louis II deri në vitin 2022. Zgjatja e kontratës së tij u njoftua vetëm disa orë para se të konfirmohej lëvizja e Semedo tek Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori