Shpresat përballen sot me Rusinë në Durrës
Kombëtarja Shpresa luan sot ndeshjen e saj kundër shpresave ruse, e vlefshme për Eleminatoret e Europianit U-21 2013. Ndeshja luhet në stadiumin e Durrësit "Niko Dovana", në orën 16:00.

Trajneri i sapo emeruar Skënder Gega është optimist për sfidat përballë dy kundërshtarëve të fortë. Megjithëse ai nuk e njeh shumë mirë skuadren e tij të re përsëri në këto pak ditë grumbullim në Tiranë situata ka filluar të qartësohet për teknikun Gega që pati një aventurë të suksesshme me Shqipërinë U-19.

Ai ka në dispozicion 25 futbollistë të cilët në takimet e mëparshme për këto eliminatore kanë arritur vetëm një fitore të vështirë në tre ndeshje që kanë luajtur. Shpresat u mundën nga Polonia në Shqipëri 0-3, munden Moldavinë 4-3 dhe më pas humbën në minutat shtesë në Poloni po 4-3. Shqipëria ka tre pikë dhe rënditet në vendin e parafundit duke lënë pas vetëm Moldavinë. Grupi 6 kryesohet nga Rusia me 9 pikë, ndërsa kundërshtarja tjetër e rradhës Portugalia ka vetëm 4 pikë.

Me Portugalinë Shqipëria do të luajë më 14 nëntor, po në Durrës por në orën 19:00. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori