Shpresë për Vuçiniç, Barzagli Ok
Ndonëse me dyer të mbyllura, dje trajneri i Juventus Antonio Conte ka hedhur skuadrën e plotë në fushën e lojës, për një stërvitje speciale, me anë të së cilës është qartësuar gjendja fizike e disa prej lojtarëve bardhezi që kanë ardhur me probleme nga grumbullimi me kombëtaret.

Lajmi i mirë është se malazezi Mirko Vuçiniç mund të jetë në dispozicion kundër Interit. Gjuri i sulmuesit është përmirësuar ndjeshëm dhe këtë e konfirmon stërvitja e plotë e kryer dje, ndaj seanca e sotme do të saktësojnë vendimin final mbi gjendjen e tij.

Edhe mbrojtësi Andrea Barzagli është OK për derbin e “San Siros”, ndonëse konfirmimet zyrtare priten nga Conte, në konferencën e sotme për shtyp. /albeu.com/



Shtuar më 13/09/2013, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori