Shpërthen Dani Alves: Barcelona nuk tregoi respekt ndaj meje
Dani Alves ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të Barcelonës, të cilët sipas tij e detyruan që të largohej për shkak të trajtimit aspak të mirë që i kanë bërë në sezonin e fundit.

“Më pëlqen kur njerëzit më duan, por kurrsesi nuk mund të qëndroj në një ambient ku nuk më duan. Gjatë tre sezoneve të fundit te Barcelona, flitej gjithmonë për një largim timin të mundshëm, por asnjë nga drejtuesit nuk erdhi dhe të ma thoshte në sy.

Nuk treguan respekt ndaj meje, por u sollën pa respekt dhe mirënjohje. Erdhën dhe më ofruar rinovimin e kontratës vetëm pasi FIFA u bllokoi merkaton. Në këtë situatë vendosa ta rinovoja kontratën, por me një klauzolë që në fund të sezonit do të isha lojtar i lirë.”

Më pas ai u oyet dhe për aventuren e re me bardhezinjtë, teksa këtë sezon ka luajtur vetëm në 11 ndeshje.

Juventusi ka një skuadër të aftë për ta fituar Championsin. Por në Itali janë shumë supersticiozë, kështu që më mirë të flasësh me zë të ulët për këtë temë.

Shtuar më 20/02/2017, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori