Shpëtimi i Flamurtarit, Duro merr drejtimin e vlonjatëve
Pritej vetëm zyrtarizimi, i cili nuk ka vonuar: Shpëtim Duro është trajneri i ri i Flamurtarit.

Administratori Sinan Idrizi ka gjetur gjuhën e përbashkët me teknikun në një takim mes tyre rreth orës 14:00 në kryeqytet.

"Panorama Sport" shkruan se është shkarkuar trajneri Gentjan Mezani bashkë me gjithë stafin teknik, me përjashtim të zëvendëstrajnerit Petraq Bifsha.

Shpëtim Duro ka nënshkruar një kontratë afatgjatë dhe prezantimi i tij do të bëhet të premten.
Shtuar më 16/02/2017, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori