Barcelona ka humbur në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao me shifrat 2-3.
Një disfatë e tillë sigurisht që nuk është pritur mirë nga katalanasit por edhe nga vetë Leo Messi.
Kapiteni nuk mundi dot të tregonte sakrificën e një
kapiteni të vërtetë, ndërsa nervat e
argjentinasit u shfryn te kundërshtari Villalibre i cili goditi me shpullë në sekondat e fundit të shtesës.
Ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e
argjentinasit për
gjest antisporti. Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me kombëtaren e Argjentinës.
Një
gjest i dhunshëm është konsideruar në Spanjë veprimi i
argjentinasit. Marca raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 16:45