Shqetësimi më i madh i Zidane para përballjes ndaj PSG-së
Jo mesfusha apo sulmi, por linja defanzive është qendra më e shqetësuar për trajnerin Zidane para përballjes vendimtare në Champions League kundër PSG-së.

Nëse ndeshja do të ishte sot, tekniku nuk do të mund të llogariste në dy qendërmbrojtësit e tij, Ramos dhe Vallejo, por mund të llogariste në Varane që pavarësisht faktit se nuk ka stërvitur me ekipin pas goditjes së marrë në Mestalla. Dhe nuk do të kishte në dispozicion Dani Carvajal që ka marrë një karton të verdhë ndaj Apoelit.

Dhe deri më sot padyshim se shqetësimi më i madh ka vetëm një emër: Sergio Ramos. Kapiteni luajti 90 minuta ndaj Leganes në cerekfinale të Copas por ai në atë ndeshje duhej të luante vetëm 45 minuta pasi kishte pësuar një ngarkesë muskulare. Ndërlikimi i ndeshjes e detyroi atë të luajë gjithë ndeshjen dhe kjo solli përsëritjen e problemeve muskulare që gjithashtu i sollën mungesën ndaj Valencias.

Objektivi i ekipit:

Tani, objektivi i Ramos është të luajë në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, 4 ditë para ndeshjes ndaj PSG-së. Dhe aktualisht rikuperimi i tij është në rrugën e duhur. Duket se parashikimi i stafit Madrilen do të përmbushet pasi kapiteni ka filluar stërvitjet në fushë.

Në parim, Ramos do të formoj qendrën e mbrojtjes me Varane përballe treshes së frikshe: Neymar, Mbappe dhe Cavani. Varane ka punuar jashtë grupit por duket se do të jetë i gatshëm plotësisht për ndeshjen e 14 shkurtit.

Francezi do të jetë me ekipin ndaj Levantes ku së bashku me Nachon do të formojnë qendrën e mbrojtjes në këtë ndeshje. Nacho dhe Achraf janë dy mbrojtësit e vetëm të Madridit që nuk janë dëmtuar ende këtë sezon. Ramos ka humbur 10 ndeshje, Vallejo 11, Carvajal 9, Varane 5, Theo 4 dhe Marcelo 3. Për këtë arsye tekniku Zidane do të duhet të mendojë mirë në këto dy ndeshjet e ardhshme në La Liga para përballjes ndaj PSG-së. Të mos rrezikojë me mbrojtësit e tij pasi mungesa e tyre ndaj kampionat Francez do të ishte shumë e madhe për ekipin./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori