Shqetësohet Ranieri pasi dëmtohet Milito
Diego Milito
Vetëm disa orë na ndajnë nga supersfida e Seria A ndërmjet Napolit dhe Interit, Claudio Ranieri do të ketë Maicon e Stankovic, por me shumë mundësi nuk do të ketë Milito.

Sulmuesi i Interit ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë stërvitjes së sotme dhe duhet t'i nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore për të vlerësuar madhësinë e dëmtimit.

Por sipas kontrolleve të deritanishme është e vështirë që numri 22 zikaltër të zbresë në fushë në takimin e sotëm në mbrëmje në orën 20:45.

Pas mungesës së Cavanit, i cili nuk do të luajë për një problem në kavilje, ndeshja e madhe në Meazza rrezikon të humbasë një tjetër protagonist dhe ai është Diego Milito. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori