Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Shqipëria humb nga Polonia
Albeu.com
Një gabim nga mbrojtësit e kombëtares kuqezi, i kushtoi Shqipërisë me humbje minimale në ndeshjen miqësore ndaj Polonisë, të luajtur në Reutlingen të Gjermanisë.Polakët arritën të kalojnë në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes me anë të kapitenit Zurawski, pas një reagimi të dobët të mbrojtësit kosovar Armend Dallku, si dhe të portierit Isli Hidi.

Shqipëria u mundua të aplikonte një lojë më sulmuese, ashtu siç edhe pati premtuar trajneri holandez, përmes Hamdi Salihit dhe Erjon Bogdanit në pjesë të parë, e edhe Edmond Kapllanit dhe Jahmir Hykës në pjesë të dytë, por dështoi tërrësisht në realizimin e këtij objektivi.

Për trajnerin Arie Haan, kjo është ndeshja e parë zyrtare me një kombëtare, të cilën ai e filloi kështu me humbje.
Shtuar më 28/05/2008, ora 08:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori