Shqipëria shkëlqen në lojë, shokon në rezultat
Albeu.com
Kombëtarja shqiptare ka luajtur një ndeshje të mrekullueshme mbrëmë teksa ka nisur dhe ka përfunduar lojën në sulm, por në fund të 90 minutëshit ka marrë vetëm një barazim.Ndeshjes nuk i kanë munguar rastet e shumta, koloriti i tifozerive shqiptare dh asaj të ardhur nga Kosova, por edhe kartonat si ai i kuq i Trajnerit Oto Baric.

Një barazim i hidhur edhe për fansat e shumtë edhe nga Kosova të cilët trajneri në mbështetur në kor kombëtaren kuq e zi.

Pas ndeshjes superioriteti është pranuar edhe nga trajneri bullgar. “Shqiëria luajti një ndeshje shumë të mirë. Për ne barazimi ishte i tepërt.”

Trajneri Baric u shpreh i hidheruar nga barazimi, sidomos pas episodit të 11 metërshit në mintën e fundit.

Shqipëria rënditet në vendin e katër me 11 pikë dhe ka dy ndeshje për të luajtur në këto eleminatore, atë me Bjellorusinë në Tiranë dhe skuadrën rumune në transfertë.
start
Shtuar më 18/10/2007, ora 15:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori