Shqipëri-Andorra, "Elbasan Arena" bosh
Kur duhen afro reth 45 minuta nga starti i sfidës mes Shqipërisë dhe Andorrës ka nisur hyrja e tifozëve në shkallët e stadiumit, por duket qe jane mjaft te paket ne numer.

Mësohet se afro 3 mijë kuqezinj do të jenë të pranishëm në shkallët e “Elbasan Arenës”.

Ndërkohë që vlen për t’u theksuar se vazhdon shitja e biletave në sportelet pranë stadiumit, ku tifozët e interesuar për të siguruar një biletë nuk mungojnë.

Të dy kombëtares, si Shqipëria ashtu dhe Andorra kanë mbërritur në ambientet e “Elbasan Arenës”, teksa do të bëhen gati për duelin e sotëm.

Stadiumi thuajse i boshatisur 1 orë para startit të sfidës!
Shtuar më 14/11/2019, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori