Shqipëri-Islandën, më shumë se 8 mijë tifozë në "Elbsasan Arena"
Sonte në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’ kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë ekipin e Islandës për ndeshjen e gjashtë të vlefshme për ‘Euro 2020’ në grupin H.

Për këtë ndeshje janë shitur afërsisht 8 mijë bileta.

Pas humbjes së thellë ndaj Francës, Shqipëria do të tentojë që të marrë pikët e plota me disa ndryshime në formacion, teksa kapiteni Mavraj është ulur në stol.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë dhe nëse sonte nuk do të marrim pikët e plota i themi lamtumirë ëndrrës për të qenë në garë për kualifikim. Kjo është koha për të reaguar. Në kampin kuqezi janë optimistë për një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme.

Shtuar më 10/09/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori