Shqipëri-Portugali, në shifra dhe fakte
Rreth kësaj teme:

Sonte do të jetë takimi i gjashtë midis këtyre dy ekipeve. Luzitanët kanë tri fitore kundër një të tillë të shqiptarëve. Barazim ka pasur në një rast, në Braga.
Portugalia fitoi në të dyja ndeshjet e luajtura në Shqipëri, 3-0, në vitin 1996, dhe 2-1, në vitin 2009.

Katër lojtarë nga ekipi kombëtar aktual portugez, të rreshtuar në triumfin e vitit 2009; Ricardo Carvalho, Pepe dhe Cristiano Ronaldo, ishin titullarë asokohe, ndërsa Nani luajti si zëvendësues. Në tri ndeshjet e luajtura në vitin 2015, Shqipëria nuk ka humbur: ka marrë dy fitore dhe një barazim.

Shqiptarët kanë humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të luajtura, zyrtare dhe miqësore. Humbja e fundit ishte kundër Italisë, në një ndeshje miqësore, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar.

Asnjë nga 23 lojtarët që kanë udhëtuar me skuadrën e Portugalisë drejt Tiranës nuk kanë shënuar gol ndaj Shqipërisë. Lorik Cana, kapiteni i ekipit kombëtar shqiptar, është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura mes dy skuadrave katër.
Shtuar më 07/09/2015, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori