Shqipëri – Skoci, Gjyqtarët rusë vendosin takimin


Shqipëria vijon përgatitjet për përballjen e së shtunës mbrëma ndaj Skocisë, e vlefshme për grupin . Sfida do të luhet në stadiumin Loro Boriçi në orën 20:45.

Shqipëria do të kërkojë fitoren edhe pse do ta ketë të vështirë ndaj një rivali si Skocia e cila i poshti 2-0 në takimin e parë në Glasgoë.

Por në këtë takim UEFA ka caktuar një trupë gjyqtarësh rusë.

Arbitri kryesor do të jetë Vladislav Bezborodov ndërsa asistentët e tij do të jenë Valeri Danchenko dhe Maksim Gavrilin.

Pas portave do të rreshtohen Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov, ndërsa gjyqtar i katërt, Aleksei Lunev.

Ndërkohë ky gjyqtar ka eksperincë ndërkombëtare teksa aktualisht drejton ndeshjet e kompeticionit të 2 për nga rëndësia atë të Europa League. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori