Shqipëri-Spanjë "në duart" e Del Bosque
Del Bosque
Trajneri i Spanjës, Vincente Del Bosque do të thotë fjalën e fundit për kundërshtarin në miqësoren e skuadrës së tij më 30 maj. E ka pranuar dje vetë presidenti Armand Duka, në një prononcim për mediat. Shqipëria është parimisht dakord me Federatën Spanjolle, por ndërkohë në “betejë” marrin pjesë edhe përfaqësuese të tjera si Maqedonia, Iraku apo Kina.

“Nuk jemi të vetëm në bisedime me Federatën e Spanjës për ndeshjen miqësore. Ka edhe skuadra të tjera, shpresojmë që stafi teknik i Spanjës të na zgjedhë ne si kundërshtar”, tha Duka.

Javën e shkuar, mediat spanjolle kanë bërë të njohur se kundërshtarët më të mundshëm për këtë miqësore do të jenë Iraku dhe Maqedonia. Madje ditët e fundit është përmendur edhe Kina.

Vendimi do të jetë i karakterit teknik. Del Bosque do të vlerësojë se cili kundërshtar mund të jetë më i përshtatshëm duke pasur parasysh karakteristikat e kundërshtarëve në grupin e tij eliminator në finalet e Europianit. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2012, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori