Shqipëri-Turqi, gjykohet nga arbitër që s’kursen kartonat
UEFA ka bërë të ditur arbitrin e ndeshjes mes Turqisë dhe ai do të jetë gjermani Tobias Shtiler.

37- vjeçari është arbitër i rëndësishëm në vendin e tij, por edhe në arenën europiane. Shtiler nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi më parë ka arbitruar edhe një ndeshje të Partizanit në kualifikueset e Kupave të Europës kundër Stromgodset.

Shtiler ka qenë arbitër edhe në ndeshjen e Juventusit kundër Young Boys në transfertë, e cila u fitua nga këta të fundit.

Megjithatë, ishte një përballje pa dëme, pasi bardhezinjtë e kishin siguruar kualifikimin. Në Ligën e Europës arbitroi Rapid Vjenë-Inter dhe u dha penallti zikaltërve, që u shënua nga Lautaro Martinez.

Shtiler do të ndihmohet nga asistentët Majk Pikel dhe Kristian Gintelman.
Shtuar më 22/03/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori