Shqipëri-Turqi, ndeshja do të gjykohet nga arbitra gjermanë
Shqipëria do ta nisë fushatën eliminatore të "Euro 2020" më 22 mars, kundër Turqisë, një ndeshje që do të luhet në orën 20:45, në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.

UEFA e ka caktuar arbitrat për sfidën e së premtes, Shqipëri-Turqi. Bëhet fjalë për një treshe gjermane, me kryesor Tobias Stieler, prej vitit 2014 me stemën e FIFA-s. Ndihmësit e tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelmann.
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori