Shqipëri-Turqi, Panucci i habit të gjithë me formacionin zyrtar
Do të startojë në orën 20:45, rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Europianit të vitit 2020. Skuadra e Kristian Panuçit do të masë forcënsfidën ndaj Turqisë të vlefshme për Grupin H të fazës kualifikuese.

Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga trajneri. Sadiku, Grezda dhe Aliji ndodhen në stol, ndërkohë që Panuçi ka preferuar, Balajn, Balliun nga minuta e parë.

Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim, aq më tepër që pas tri ditësh luajnë ndaj kundërshtarit më të dobët dhe janë shanset maksimale për një fitore tjetër.

Është momenti që Kristian Panuçi së bashku me lojtarët në fushë të ngjallin po aq emocione dhe frymë besimi ashtu si shfaqen në konferencat e zakonshme për shtyp.















FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi

Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh
Shtuar më 22/03/2019, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori