Shqipëri-Ukrainë, tifozët kërkuan De Biazin
Pëlqej
Shqipëria pësoi humbjen e rradhëz ndaj Ukrainës me një rezultat të thellë 1-4.

Pas kësaj humbje kanë qënë të shumta kritikat për trajnerin e Kombëtares Christian Panucci.

Por edhe gjatë ndeshjes në stadiumin e Eviansit, tifozët kanë leshuar thirrje në kor kundër Panuccit, ku ndër të tjera dëgjoheshin edhe kërkesat për të kthyer De Biazin.

Rreth 600 tifozët "kuqezi" kishin mbushur të vetmen tribunë të stadiumit modest të Eviansit, dhe ende pa u mbyllur ndeshja ata kanë thirrur De Biazi! De Biazi!

Madje thirrjet kanë vazhduar edhe më pas ku tekniku Panucci nuk ka mundur të përfundoi intervistimin nga gazetarët. /albeu.com/



Shtuar më 04/06/2018, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori