Shqiperia bie tre vende ne listen e FIFAs
Pëlqej
Albeu.com
Në listën e re të FIFAs që është shpallur sot, kombëtarja kuqezi ka pësuar edhe një rënie prej tre vendesh, duke u gjendur kësaj here në pozitën e 86-të.Pas rënieve të muajit korrik, gusht dhe shtator (pozitat 100, 101 dhe 102), Shqipëria pati një ngritje të dukshme në muajin tetor, kur u rendit në vendin e 83-të, me një ngritje prej plot 19 vendesh, ngritja e dytë më e madhe pas asaj të vitit 2006 (20 vende). Padyshim në këtë ndikuan barazimi në shtëpi me Suedisë dhe fitorja ndaj Maltës.

Por, humbja 2-0 në fushë të Hungarisë ka pasur efektin më të madh se barazimi pa gola në Portugali duke e zbritur Shipërinë për tri vende, saktësisht në vendin e 86-të. Tash Shqipëria gjendet sipër Ruandës (87) dhe poshtë Kenisë (85).

...
85. Kenia
86. Shqipëria
87. Ruanda

...

Spanja ruan kreun, Anglia në dhjetëshe

Në vendin e parë edhe më tej mbetet Spanja, derisa vendi i dytë dhe i tretë kanë shkëmbyer pozitat. E dyta tash është Gjermania, derisa një më poshtë Italia. Shkëmbim vendesh ka pasur edhe në pozitat e radhës, deri në vendin e nëntë. Holanda dhe Brazili kanë ndërruar pozitat katër dhe pesë, dhe Argjentina me Kroacinë pozitat gjashtë dhe shtatë.

Holanda tash mban vendin e katërt, derisa Brazili zbret në të pestin, i ndjekur nga Argjentina dhe Kroacia. Rusia është ngjitur një pozitë më larg, në të tetën, derisa Republika Çeke ka zbritur një, në të nëntën.

Anglia është barazuar në pikë me Portugalinë, duke ndarë kështu vendin e dhjetë në ranglistën më të re të FIFAs.

1. Spanja
2. Gjermania
3. Italia
4. Holanda
5. Brazili
6. Argjentina
7. Kroacia
8. Rusia
9. Republika Çeke
10. Portugalia
10. Anglia
12. Franca
13. Turqia

...

(Telegrafi)
Shtuar më 12/11/2008, ora 22:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori