Shqipëria dështon në Qemal Stafa
Shqipëria është mposhtur me rezultat 2-1 nga kombëtarja e Islandës, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin Brazil 2014 të zhvilluar të premten mbrëma në Qemal Stafa.

Të parët shënuan mysafirët përmes një goli të Bjarnason në minutën e 19-të ndërsa pas dhjetë minutash (29') barazoi Shqipëria përmes golit të Çanit.

Si në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë Shqipëria ishte dominuese në lojë për më vështirësi të theksuara për të arritur deri tek goli.

Dhe megjithë lojën e bukur dhe dëshirën për të shënuar, në minutën e 81-të Sigurdson shënon për të kaluar në avantazh kombëtaren e tij, 1-2.

Pos kësaj ndeshje, deri më tani kanë përfunduar edhe dy takime të grupit B, Çekia ka fituar kundër Maltës 3:1 e me po këtë rezultat fitoi edhe Italia kundër Armenisë, por si mysafire.

grupin F, Rusia ka mposhtur Portugalinë me 1:0, kurse në grupin I, Finlanda dhe Gjeorgjia përfunduan takimin baraz 1:1. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2012, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori