Shqipëria dhe Kosova, short i vështirë për 19-vjeçarët
Pëlqej
Përfaqësuesja Shqiptare e 19-vjeçarëre njeh rivalët për fazën kualifikuese të Europianit, turne që do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri.

Një tjetër event që UEFA ia beson përsëri FSHF-së, për organizimin e saj të suksesshëm në eventet e mëparëshme, ku më së fundmi mbylli dhe realizoi tre të tillë në muajin tetor. Sipas shortit të përcaktuar në Nyon të Zvicrës, kombëtarja U-19 që drejtohet nga Erjon Bogdani bën pjesë në Grupin 8 së bashku Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë. Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsej) kualifikohen për në “Elite Round”.

Ndeshjet e grupit të Shqipërisë do të zhvillohen më 10, 13 dhe 16 tetor të 2018-ës. Në muajt në vijim do të përcaktohen edhe stadiumet se ku do të luhen takimet. Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka në program të saj zhvillimin e disa takimeve miqësore deri në startin e kualifikueseve.

Sa i përket Kosovës U-19, ajo është shortuar në Grupin 7 bashkë me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.



Kualifikueset U-19 (Euro 2019)

Group 8

Ukrainë

Sllovaki

Norvegji

Shqipëri



Group 7

Austri

Hungari

Slloveni

Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori