Shqipëria do të luaj pa dy titullarë ndaj Skocisë
Pëlqej
Elseid Hysaj dhe Migjen Basha do të mungojnë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, që do të luhet kundër Skocisë më 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”.

Mbrojtësi shkodran dhe mesfushori kosovar plotësuan numrin e kartonëve të verdhë, pasi u ndëshkuan në ndeshjen e djeshme ndaj Izraelit.

Më e rëndë u bë mbrëmja në Beer Sheva për Bashën, që jo vetëm u ndëshkua dhe humbi sfidën e radhës me Kombëtaren, por la fushën i dëmtuar dhe tashmë rrezikon të qëndrojë disa javë jashtë pas problemit në gju.
Shtuar më 15/10/2018, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori