Shqipëria, ja formacioni anti-Islandë (FOTO LAJM)

Formacioni me të cilin do të zbresë Shqipëria në fushë
Pas seancës së fundit stërvitore, trajneri i kombetares shqiptare, Gianni De Biasi, duket se e ka vendosur në kokën e tij se kush do të jetë formacioni anti-Islandë.

Në portë pritet të jetë Samir Ujkani, ndërkohë që në repartin e mbrojtjes nuk do të ketë asnjë ndryshim edhe pas ardhjes së Debatik Currit. Pritet që mbrojtja të përbëhet nga Dallku, Cana, Mavraj dhe Lila.

Ndryshime mund të ketë mesfusha ku pritet që Gilman Lika të jetë në fushë që nga minuta e parë në vend të Emiljano Vilës.

Arma e De Biasit për të goditur portën islandeze do të përbëhet nga dyshja Sadiku-Çani. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2012, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori