Shqipëria luan miqësore në gusht, ja me kë
Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësore në fund të muajit gusht me Marokun. Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të përgatitjeve në prag të ndeshjes me Maqedoninë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Marokut përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në internet.

Trajneri do të ketë lojtarët vetëm dy ditë në dispozicion para kësaj ndeshje ndaj Marokut, pasi grumbullimi parashikohet të fillojë më 29 gusht.

Maroku pritet të jetë test i mirë për De Biazin, pasi kombëtarja në fjalë renditet aktualisht në vendin e 54-tët të FIFA-s.

Në radhët e këtij ekipi ka lojtarë të njohur të skenës ndërkombëtare si Benatia, Belhanda, El Kaduri apo Tarabt./Albeu.com/
Shtuar më 28/07/2016, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori