Shqipëria me formacion të ri ndaj Ukrainës
Pëlqej
Pas humbjes 3-0 ndaj Kosovës, Christian Panucci ka rënë "pre" e kritikave të shumta edhe pse e ka mbajtur të gjithë fajin për vete.

Por tashmë tekniku italian është fokusuar në ndeshjen kundër Ukrainës që pritet të zhvillohet të dielën dhe siç mësohet Panucci ka bërë ndryshime në formacionin e skuadrës.

Në portë përsëri do të jetë Etrit Berisha, reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga katërshja Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Veseli.

Ermir Lenjani do të rikthehet në formacion dhe do të jetë në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa në të djathtin Odise Roshi.

Ylber Ramadani dhe Sabjen Lilaj do të jenë mesfushorët qendrorë, derisa në sulm i vetëm është Rey Manaj. /albeu.com/


Shtuar më 02/06/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori