“Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje
miqësore me Slloveninë, në datën 30
mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakordësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo
miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udineses, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.”
Ky është njoftimi i FSHF-ë, për miqësoren e radhës të kuqezinjve, në një periudhë kur janë programuar të zhvillohen ndeshjet play off të Nationas League.
Duke qenë se
Shqipëria është eliminuar nga ky kompeticion, qeveria e futbollit shqiptare ka vendosur ta shfrytëzojë këtë datë të lirë për një test miqësor ndaj një përfaqësueseje relativisht cilësore.
Në Udine, një qytet jo shumë larg kufirit mes Italisë dhe Sllovenisë pritet të jenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh nga të dyja përfaqësueset. /SS/
Shtuar më 30/12/2019,
ora 18:28