Shqiperia mposht Malin e Zi
Pëlqej
Albeu.com
Kombëtarja shqiptare ka fituar 1-0 në miqësoren me Malin e Zi, të zhvilluar në Podgoricë. Goli i Hamdi Salihit 11 minuta para përfundimit i dha fitoren ekipit kuqezi, në miqësoren e dytë për vitin 2010 pas asaj me Irlandën e Veriut.
Ndeshja është dominuar nga Shqipëria, përballë një Mali të Zi, që pavarësisht emrave, nuk ka bërë thuajse asgjë në fushën e lojës. Sfida është vendosur në minutën e 79-të, kur Salihi ka goditur mjaft bukur nga 20 metra, duke mposhtur portierin malazez.

"Treguam edhe një herë se jemi të vështirë për t'u mposhtur, kemi reaguar si grup gjatë gjithë kohës. Nga ndeshja në ndeshje po bëhemi gjithnjë e më të organizuar", ka thënë Lorik Cana, që në këtë ndeshje luajti në qendër të mbrojtjes bashkë me kosovarin tjetër Debatik Curri.

Pos Canës e Currit, nga kosovarët te Shqipëria është aktivizuar edhe Armend Dallku, ndërkohë që sulmuesit Ahmed Januzi nuk iu dha mundësia të debutonte me ekipin e parë.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan më 2 qershor në Durrës kundër Andorrës.
Shtuar më 25/05/2010, ora 22:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori