Shqipëria mposhtet nga Kosova në "Loro Boriçi"
Kombëtarja e Shqipërisë U-17, e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç është mposhtur nga Kosova U-17 me rezultatin 1-0, në takimin miqësor të zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Goli u shënua në pjesën e dytë, teksa të dy teknikët aktivizuan në këtë përballje shumë lojtarë, të cilët pritet t’iu shërbejnë në kompeticionet e ardhshme.

Drejtuesit e të dy federatave kanë planifikuar edhe një takim tjetër miqësorë që do të zhvillohet ditën e martë në orën 16:00, po në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo do të jetë miqësorja e dytë mes 17-vjeçarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.
Shtuar më 09/09/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori