"Shqipëria na vodhi"
Pëlqej
Pasi ka zhgënjyer totalisht në Botërorin e fundit, të gjithë prisnin që Portugalia të nisej në mënyrën më të mirë në kualifikueset e Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Kapiteni i portugezve në ndeshjen e mbrëmjes së sotme u shpreh se Shqipëria i vodhi ata.

“Ka qënë një rezultat shumë negativ për ne, i tmerrshëm. Shqipëria u treguar shumë pragmatiste, mund të them se na vodhën. Kemi filluar shumë keq fazën kualifikuese. Por tani është momenti që të ringrëmë kokën, sepse kemi akoma shumë ndeshje përpara”, ka nënvizuar Nani, duke folur për mediat vendase pas ndeshjes.

Por çfarë të bëhet për tu pastruar drama që ndodhi në Brazil? Sipas mesfushorit të Sporting Lisbonës, e vetmja gjë që shëron çdo plagë është kualifikimi në Europian, që tani vështirësohet gjithmonë e më shumë. “Duhet të kualifikohemi në Europian dhe të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Por është esenciale që skuadra të ringrihet dhe të fitoj besim për ndeshjet e ardhshme”.
Shtuar më 07/09/2014, ora 23:29
albania
e Dielë 7 Shtator 2014, Ora 23:36
deshtim i ndeshjes po fol paloje more dopsir
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori